Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin e Mërtishit në Divjakë, ku 32-vjeçari Xhulio Shtëmbari, elektricist pranë OSHEE-së, humbi jetën në krye të detyrës pas një aksidenti fatal me energjinë elektrike.
Ngjarja ndodhi gjatë punimeve për riparimin e një linje 10 mijë kilovolt që lidhte zonat e Mërtishit dhe Gradishtes.
Sipas informacioneve paraprake, Shtëmbari u ngjit në një shtyllë të tensionit të lartë, duke menduar se linja ishte çaktivizuar, ashtu siç kërkohet nga protokollet e sigurisë. Por tragjikisht, energjia nuk ishte ndërprerë nga punonjësit përgjegjës në linjën ku ai po punonte.
Hetimet e para sugjerojnë se ishte stakuar një linjë tjetër, duke lënë aktive pikërisht segmentin ku ndodhej 32-vjeçari. Ky gabim i rëndë çoi në vdekjen e tij të menjëhershme.
Për këtë ngjarje, Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy punonjës të tjerë të OSHEE-së, Xhezmi Haliti, 60 vjeç, dhe Arben Presheva, 57 vjeç, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Shrëmbari la pas baahkëshorten dhe djalin e vogël.
Famijlarët e tij kanë kërkuar drejtësi për këtë ganim fatal që i kushtoi jetën 32-vjeçarit.
Burimi: JOQ Albania