Sot, gjatë ceremonisë mortore të liderit historik të PS, Fatos Nano, disa media raportuan gabimisht se në funeral ishte e pranishme bashkëshortja e tij e parë, Regina Nano.
Mediat kërkuan me sy Reginën, me të cilën ish-kryeministri ka dy fëmijë dhe që u nda në fillim të viteve 2000, pas njohjes së tij me Xhoana Nanon. Disa portale publikuan gabimisht lajmin se ajo ishte e pranishme në ceremoni.
Personi që u ngatërrua me të ishte një mike e afërt e familjes.
Regina Nano është kjo grua në foto, sipas një artikulli të Tiranapost.al nga një promovim libri në Tiranë disa vite më parë.

Prej shumë vitesh, Regina jeton në Francë dhe nuk ka qenë në funeralin e ish-bashkëshortit të saj.
Një ditë pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, botuesja Arlinda Dudaj ka folur në emisionin “Review” me Greta Topjana duke ndarë reflektimin e saj mbi personalitetin dhe atë çfar la pas ish-kryeministri por dhe familjarë të tij.
Dudaj rrëfeu se nuk e kishte njohur personalisht Nanon, por kjo ka ndodhur përmes librit të ish-bashkëshortes së tij, Rexhina Nano, të botuar në vitin 2008.
Sipas saj, ky libër, përtej bujës që shkaktoi në momentin e botimit, historia që përmban libri pasqyron një periudhë të rëndësishme të transformimeve politike dhe shoqërore të vendit, duke përfshirë jetën personale, rënien e komunizmit, burgosjen e Nanos dhe drejtimin e Partisë Socialiste.
“Fatos Nanon e kam njohur përmes ish-gruas së tij e cila ka shkruar dhe botuar një libër në vitin 2008. Rexhina Nano shkroi libër me titullin “Të jetosh kohën”. Është një libër i cili në momentin që u botua pati bujë sepse njerëzit ishin kurjoz meqenëse kishte ndodhur divorci mes tyre, edhe libri do përmbante dhe ushqente thashetheme. Në fakt ky libër është gjithçka tjetër përveçse thashethem.
Librat janë ajo gjëja që mbeten dhe është me rëndësi për të kuptuar historinë, edhe libri ka një kapitull shumë të fortë të historisë së vendit tonë. Përveç Nanos që ai ka një rol të padiksutueshëm, libri tregon pikërisht këtë histori, që nga pikënisja që është kur ata u njohën dhe u martuan, përmes letrave që i shkruanin njëri tjetrit dhe rrëfimit të Rexhinës, është një pjesë shumë e rëndësishme që nis që nga rënia e komunizmit, marrja e Partisë Socialiste, ndryshimi, momentet e burgut dhe deri tek viti i divorcit”, tha Arlinda Dudaj.





