Të shumë ishin ata qytetarë e personalitete që u mblodhën ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Pavarësisht ‘përpjekjeve’ të kujtdo për të gjetur një Rexhina në sallë, ajo nuk ishte. Gruaja e parë e Fatos Nanos nuk mori pjesë në ceremoninë mortore.
Në rreshtin e parë qëndronte Xhoana Nano, djali i madh i Fatosit, Sokoli, Edlira dhe Klajdi. Nuk dihet përse Rexhina Nano nuk mori pjesë në homazhe, ndërsa kudo në media është thënë se ajo nuk është ndarë nga Fatosi që prej kohës që gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Ish-shefja e kabinetit të Nanos dhe një ndër njerëzit më të besuar të tij, Saemira Pino, në studion e VizionPlus, e pa si të drejtë mosprezencën e Rexhinës ndërsa përgënjeshtroi lajmet se ajo ia ka qëndruar afër dhe në ditët e fundit në spital.
Në këtë rast, Pino flet për Xhoanën, bashkëshorten, ajo e cila ka qenë pranë tij që prej vitit 2002 kur dhe ata u martuan.
“Nuk ishte. Ishte një vendim i drejtë për të mos qenë me gjithë dhimbjen e madhe që ka pasur me gjithë preokupacionin prej më se 1 viti qëkur shëndeti i Fatosit erdhi duke u rënduar. 30 vite jetë së bashku me Fatosin dhe është tepër normale, ishte babai i fëmijëve të saj.
Ajo është një çështje shumë personale, është një vendim i drejtë i saj për mendimin tim, nuk duhet të ndërhyjmë në këto gjëra. Tani është rasti për të thënë një vendi, shumë pozitiv për Xhoanën, them se e meriton një vlerësim, është ajo që i ka ndenjur afër”, tha Saemira Pino.
Rexhina dhe Fatos Nano janë njohur së bashku që në vitet e gjimnazit. Ata patën një histori të gjatë dashurie e martesore si dhe dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën. Martesa e tyre mori fund të vitin 2001, ndërsa një vit më vonë Nano u martua me Xhoanën.
  
  
  
  
  
  
  
  
  



