Për herë të parë në Goca dhe Gra në Top Channel, Neda Balluku ka pranuar se është në proces ligjor divorci me Ogren Ballukun, pas rreth 10 vitesh martesë.
E pyetur nëse këtë vendim e ka marrë duke menduar për veten apo fëmijët, ajo u shpreh se një nënë nuk e vendos vetes e saj kurrë përpara fëmijëve.
“Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë dhe i lumtur, para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet”, tha ajo.
Neda dhe Ogreni u njohën në Big Brother 4, lidhje që më pas u kurorëzua me martesë. Ata bashkë kanë 3 fëmijë.
Gjatë rrëfimit të saj këtë mbrëmje në Goca dhe Gra, ajo tha se prej vitesh raporti mes saj dhe bashkëshortit nuk ishte më i shëndetshëm.
Autorja e “Për’puthen”, Neda Balluku, ka treguar se i janë dashur vite për të marrë vendimin e divorcit nga bashkëshorti, Ogren Balluku.
Ajo ka treguar se nuk merren vendime impulsive kur bëhet fjalë për fëmijët dhe familjen.
Neda Balluku: Neda sonte është këtu, më vjen keq që kjo është një ftesë që mua më është bërë që në tetor. Më vjen keq që erdha për këtë.
Ori Nebiaj: A ishte divorci rastësi?
Neda Balluku: Nuk e di që kush në këtë botë merr vendime impulsive ose emocionale kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime. Unë e mirëkuptoj edhe pozitën tuaj edhe këtë moment edhe kuriozitetin që mund të kenë njerëzit. Unë e di se si historia ime e dashurisë ka qenë përpara njerëzve për vite.
Top Channel




