As Rama as Berisha por…!Ngjela plas “b*ombën”, Amerikanët po nisin skenarin për ndryshim pushteti në Shqipëri, ja cfare po luhet

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke përgatitur një lëvizje për ndryshim pushteti në Tiranë. Ai ka analizuar qëndrimin e diplomacisë amerikane ndaj qeverisë Rama, si dhe gjendjen e brendshme të Partisë Demokratike nën ndikimin e Sali Berishës. Ngjela ndalet te vizita në Tiranë e Mark Fleming, një nga zyrtarët më me ndikim të Departamentit Amerikan, i cili, sipas tij, nuk është takuar me kryeministrin Edi Ram,  një sinjal që tregon, sipas juristit, pakënaqësinë e Uashingtonit ndaj orientimit të politikës shqiptare.

“Misionari amerikan që po viziton Shqipërinë dhe ndodhet në Tiranë, dje, nuk e takoi kryeministrin Rama. Kjo tregon që amerikanët nuk po mund ta pranojnë më një kryeministër në Tiranë, i cili drejtohet nga politika franceze. Atëherë? Të shohim, a do të rezistojë më gjatë në postin e kryeministrit të Shqipërisë zoti Edi Rama?! Sigurisht duhet theksuar se kjo është një nyje gordiane që amerikanët, me mënyrat e tyre,  kuptohet që do ta presin. Të shohim ngjarjet që do të vijnë”, shprehet Ngjela.

Situata brenda PD

Ngjela tha gjithashtu se brenda Partisë Demokratike po mbizotëron pasiguria, frika dhe mungesa e guximit për t’u përballur me rolin e Sali Berishës, i cili sipas tij po e mban partinë të bllokuar. Ngjela shton se shumë prej figurave të larta në PD mund të jenë duke pritur përfundimin e procesit gjyqësor ndaj Berishës për të marrë një drejtim të qartë politik, ndërsa vëren se frika ndaj një “lideri të falimentuar” po i pengon të ndërtojnë alternativë të re. “Po shoh me një farë mospranimi të gjithë këtë kohë që personalitete të Partisë Demokratike që kanë humbur zgjedhjet e majit të këtij viti, janë në një gjendje të paqartë të mendimit politik, se kanë frikë. Të gjithë e dinë se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit ka ardhur nga mospranimi i Sali Berishës, por liderët e Partisë Demokratike po flasin jashtë sensit normal të gjykimit, dhe prandaj janë politikisht edhe jashtë thelbit të problemit, sepse të gjithë nuk kanë forcë t’i thonë Saliut që është ai që po i lë jashtë një konkurrimi real për të fituar zgjedhjet.

Po Saliu, nuk e di këtë? Saliu e di shumë mirë këtë fakt, por ai po kërkon të shpëtojë vetveten dhe familjen prej rëndesës së procesit penal ku ai është si i pandehur dhe i akuzuar për krimin e korrupsionit.  E përse do t’i duan dhe respektojnë shqiptarët këta politikanë që kanë frikë politike nga një politikan i falimentuar si Sali Berisha? Por ka edhe diçka: Mos këta politikanë të lartë të Partisë Demokratike po presin dënimin penal që Sali Berisha mund të marrë nga gjykata penale në SPAK?! Të shohim, sepse kjo sigurisht që është çështje politike që pret të shihet pas gjyqit që po zhvillohet kundër Sali Berishës, si i akuzuar për korrupsion në SPAK.  Por, në aspektin e një analize politike të kësaj gjendjeje, kjo po tregon në Shqipëri se: kur një parti me forcë dhe dredhi pushtohet nga një individ i prekur nga një mori kompleksesh psikike, rreziku që krijon ai për liderët politikë në konkurrim me të, është gjithmonë e më i madh

Por tani na duhet të themi se, në fakt, Shqipëria dhe shqiptarët në shekuj kanë jetuar me një jetë të trazuar që ka kaluar nëpër analet e fuqive evropiane, të cilat historikisht kanë qenë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Dhe pikërisht te këto fuqi ndërkombëtare antishqiptare e kanë gjetur mbështetjen politike të gjithë liderët shqiptarë që kanë punuar kundër vendit të tyre. E përse të merremi me emrat e tyre, sepse ata tani dihen, por ajo që na duhet të theksojmë qëndron brenda pyetjes:  Deri kur do të vuajnë shqiptarët nga armiqësia e jashtme në bashkëpunim me tradhtinë kombëtare?

Kjo pritet për t’u parë, por tani që Shqipërisë dhe shqiptarëve u ka ardhur në ndihmë forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, koha e shqiptarisë po kuptohet se ka hyrë në rrugën e vet të një force të re kombëtare me dy shtete shqiptare të pavarura: Shqipëria dhe Kosova. Dhe koha po pret zhvillimin e ri kombëtar të kësaj force dyfishe, por deri tani asgjë. Dhe pse ndodh kjo? Qeveria e Republikës së Shqipërisë ende deri më sot po kuptohet se po jeton nën trysninë e një ngërçi antikombëtar në funksion të zhvillimit të botës shqiptare në Gadishullin Ilirik”, shkruan Ngjela ndër të tjera.