Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur martesen, ndodh e papritura në sekondat e fundit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me çiftin e “Përputhen” këtë të mërkurë. Siç u transmetua këtë pasdite, Bujari dhe Pranvera kanë bërë kërkesë në minibashki për t’u celebruar, vendim që erdhi pas rreth një muaji nga propozimi për martesë që ai i bëri në studio.

Ndërsa çdo gjë dukej gati dhe pritej vetëm firmosja e çifti, Pranvera në moment të fundit tha se nuk dëshiron të martohet.

Ajo tha se Bujari në një moment delikat që ajo kishte në familje, kur nëna e saj ishte sëmurë, ai nuk i ka qëndruar pranë. Në studio ajo i kërkoi falje për reagimin, por tha se i qëndron fjalëve të saj. Ndërkohë Bujari tha se sheh shumë lëkundje prej saj, duke thënë se kërkon kohë që të vendosë a do ta vazhdojë këtë njohje jashtë emisionit, siç kërkon Pranvera, apo jo.