“Ai ku*va më k*rcënon me SMS”, Rama kerkoi mbledhjen urgjente, do cuditeni si u shfaq Balluku

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur pasditen e sotme pas publikimit të përgjimeve nga SPAK, ndërsa ndaj saj është ngritur zyrtarisht akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”, në lidhje me projektin e tunelit të LLogarasë.

Balluku është parë duke hyrë në ambientet e selisë rozë kokë ulur, pasi kryeministri Edi Rama thirri një takim urgjent me deputetët e Tiranës.

Ky takim vjen pas rastit Balluku, vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë ku pritet të zhvillojë një mbledhje mbrëmjen e kësaj të mërkure me deputetët e Tiranës.

Në pamjet e siguruara, kreu i qeverisë i veshur me të zeza zbret nga automjeti dhe i drejtohet selisë së PS teksa flet në celular.


Pjesë e këtij takimi me kryesocialistin mësohet se janë edhe ish-deputetë që më herët janë angazhuar për zgjedhjet që ishin planifikuar, por Kushtetuesja anuloi garën për kryeqytetin.

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas zbardhjes së bisedave të zv.kryeministres Belinda Ballukut me kreun e ARRSH, Evis Berberin.

Berisha theksoi se Balluku në këto biseda e cilëson kryeministrin Edi Rama “k*rva”.

“Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilson: atij k*urves.”- shkruan Berisha.