Gazetari Bardhi Sejdarasi, i ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar prapaskenat e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se Edi Rama mund të bëjë lëvizje të forta në strukturat e partisë pas takimit në seli me deputetët këtë të mërkurë.
Sipas Sejdarasit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka anuluar zgjedhjet në Tiranë ka ndryshuar dinamikat e brendshme të PS-së.
Ai theksoi se Ogerta Manastirliu mbetet deputete edhe nëse nuk zhvillohen zgjedhje të pjesshme në kryeqytet.
Gazetari shtoi se Rama mund të riangazhojë disa ish-deputetë në funksione të tjera politike deri më 9 nëntor, kur pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
Në lidhje me situatën e Erion Veliajt, Sejdarasi u shpreh se rikthimi i tij në detyrë do të varet nga vendimi i gjykatës mbi kërkesën për rishqyrtimin e arrestimit.
“Nëse Veliaj rikthehet, krijohet një situatë komplekse për PS-në, pasi katër nënkryetarët e Bashkisë nuk janë emëruar prej tij, çka mund të hapë rrugë për përplasje të reja”, theksoi ai.
Janë zbardhur porositë e kryeministrit Edi Rama në takimin e thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se kryeministri kërkoi nga drejtuesit e strukturave të partisë që të punojnë për rinovimin dhe energjizimin e tyre.
Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të komunikimit me bazën dhe intensifikimit të takimeve me qytetarët, si dhe përgatitja për zgjedhje në çdo kohë në Tiranë.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.
Po ashtu, mbledhja u mbajt pak ditë pas marrjes të pandehur nga SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, e cila gjithashtu është drejtuese politike e zgjedhjeve në Tiranë.
Kujtojmë se gjatë ditës sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret socialistë të komisioneve parlamentare.
Po ashtu, paraditen e sotme ai mbajti edhe një konferencë për shtyp me ambasadorin Gonzato, ku ndërpreu konferencën pasi nuk donte pyetjet për dosjen e Ballukut.
Pyetja iu bë në anglisht, me qëllim që të dëgjohej edhe nga diplomati i BE, por pas pyetjes, kryeministri mbylli konferencën, duke mos bërë asnjë koment mbi kete çështje.




