Tr*gjike! Dy vëllezërit u vr*në nga dhëndri në derën e shtëpisë, tre ditë më parë v*rrosën babain, motra shkoi për ngushëllime por… (EMRAT-DETAJE)

Driton Morina dhe Naim Morina, dy vëllezërit nga Kosova u ekzekutuan mesditën e kësaj të enjte në pragun e banesës së tyre në fshatin Gullbos të Malishevës.

Burime për mediat bëjnë me dije se Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave, i ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas u largua.

Fatkeqësisht dy vëllezërit humbën jetën, ndërkohë që policia e Kosovës është vënë në ndjekje të autorit.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se motra e Driton dhe Naim Morinës kishte shkuar në shtëpinë e prindërve për të pritur ngushëllime, pasi jo më larg se tre ditë më parë ata kishin varrosur babain e tyre.

Mesditën e sotme, në momentin kur ende ishin duke ardhur njerëz për ngushëllime, Isufi kishte shkuar për të marrë bashkëshorten e tij. Por, pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve të cilët ishin duke qëndruar në derën e shtëpisë.

 “E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes për mediat kosovare.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Kosovë ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë.

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve.

Si pasojë, fatkeqësisht ata kanë humbur jetën, ndërkohë që autori, i cili dyshohet të jetë dhëndri i tyre, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.