E fundit! 3 zyrtarë të lartë i hyjnë në qeli të b*rgut Erion Veliajt! Misteri qe askush nuk po e thote

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët, Ahmet Prenci dhe Besnik Dedja kanë vizituar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas raportimeve në media, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është kërkuar nga Erion Veliaj ndërsa arsyet konkrete janë ende të paqarta.

Pak muaj më parë, pas disa denoncimeve publike se Veliaj dhe Meta po mbaheshin në kushte tepër të këqija në qeli, Avokati i Popullit nisi kryesisht një verifikim.

Komisioneri Ahmet Prençi vizitoi në burgun e Durrësit kryebashkiakun Veliaj, i cili kishte paraqitur një ankesë për masat ekstreme të sigurisë që u zbatuan gjatë shoqërimit të tij në një spital të Durrësit, ku ai iu nënshtrua një ekzaminimi periodik. Në atë rast, transferimi i tij për në spital ishte kryer nga dhjetëra forca policie, ndërsa disa prej tyre qëndruan të pranishëm në dhomën e mjekut edhe gjatë kohës që ai kryente ekzaminimet mjekësore.

Ndërkohë, mësohet se pranë Avokatit të Popullit kishte mbërritur edhe një ankesë nga avokatët e huaj të Veliajt, të cilët ngrinin shqetësimin se atyre nuk u ishte lejuar ta takonin klientin e tyre.

Prej muajit shkurt Erion Veliaj ndodhet në qeli ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese e “riktheu” në krye të Bashkisë Tiranë, duke rrëzuar kështu vendimin e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet.

Pas këtij lajmi, pranë ambienteve të burgut në Durrës, shpërtheu festa me fishekzjarre nga mbështetësit e Erion Veliajt.