Oh ZOT! Drejtori i OSHEE, i fut gruas se tij gjarperinj te zyra e punes ne TEG, e rende cfare i ndodhi

Një ngjarje e pazakontë ka nodhur dje në Tiranë. Në zyrat pranë TEG të bashkëshortes së Plator Mehmetit, drejtor i OSHEE Durrës, është paraqitur një skuadër policore për të sekustruar disa gjarpërinj. Zonja kishte kallëzuar Plator Mehmetin për thyerje të urdhërit të mbrojtjes lëshuar gjykata si dhe për futjen e disa gjarpërinjve në zyrën e saj, me qëllim për t’a traumatizuar. Policia, sipas burimeve, nisi të kontrollonte për gjarpërinjtë e pretenduar, ku kapi edhe njërin prej tyre.

Kapja e këtij gjarpërit në zyrë konfirmon pretendimet e zonjës në fjalë, në kallëzimin penal, për përndjekje nga ana e Mehmetit, i dënuar të paktën katër herë për vjedhje, afera me tendera, falsifikime, shpërdorim detyre si dhe i denoncuar për afera korruptive, duke kaluar dhjetëra milionë euro para publike në disa kompani pruvate, duke pronar faktik dyshohet se është vetë Mehmeti, ndonëse në letra figurojnë në emrin e personave të besuar.

Plator Mehmeti, një sfidë për SPAK-un

Prej 10 vitesh, Plator Mehmeti është dora e zezë e OSHEE në Durrës. Aferat e tij janë sa të pabesueshme aq edhe flagrante. Duket e çuditshme se si Plator Mehmeti, në vend që të ishte sot në burgun e Durrësit, vijon të kanalizojë paratë publike në xhepat e tij, duke i investuar më pas në pasuri të paluajtshme.

Krahas rrethit klientelist, Plator Mehmeti i kalon paratë publike, përmes tenderave korruptivë, te kompania e tij Rear shpk, kaluar formalisht në emrin e familjarëve. Kompania herë ka marrë tendera të drejtëpërdrejtë nga OSHEE, por kryesisht kamuflohet si nënkontraktore, që është e njëjta gjë.

Këtë kompani, e cila ka thithur miliona euro para publike, Plator Mehmeti e ka në emrin e kushëririt Spartak Mehmeti, i cili në fakt është vetë një punonjës i tij. Pjesë e kompanisë janë dy vajzat e Plator Mehmetit Redona Mehmeti dhe Arba Mehmeti, si dhe vëllai i tij Adnad Mehmeti.

Kompaninë tjetër, HTM shpk, hajduti epik i OSHEE Plator Mehmeti e ka kaluar në emrin e Ilir Tabakut, i cili është thjeshtë një mbulesë e skemës së korrupsionit.

Përmes kësaj kompanie, Mehmeti ka marrë rreth 20 milionë euro para publike, duke i pastruar paratë përmes investimit në pasuri të paluajtshme.

4 herë i dënuar

Plator Mehmeti është dënuar në vitin 2004, me vendim nr. 52 të Gjykatës së Durrësit për vjedhje të energjisë elektrike, me 250 000 lekë gjobë.

Plator Mehmeti është dënuar edhe me vendimin Nr.229, datë 25.04.2006, të Gjykatës Durrës për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim sipas nenit 186/3 dhe 25 tëK. Penal. Ai është dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim dhe 50,000 lekë gjobë. Dënimi me burgim është pezulluar dhe i pandehuri është vënë në provë për një periudhë prej 2 (dy) vitesh.

Plator Mehmeti nuk ndalej. Mehmeti u arrestua dhe dënuar me 10 muaj burg në vitin 2007 për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifkikim dokumentesh. Ai u shpall fajtor pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006, i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm.

Në vitin 2014, Mehmeti u emërua kryeinxhinier i CEZ-it në Durrës. Ai paraiqi një dëmshmi penaliteti sikur nuk ishte i dënuar.

Më vonë, Plator Mehmeti plotësoi formularin e dekriminalizimit, duke fshehur të gjitha dënimet dhe aktivitetin e tij të paligjshëm.

Prokuroria verifikoi formularin dhe ballafaqoi vendimet e dënimeve. Pas hetimit, Prokuroria mori të pandehur Plator Mehmetin, i cili u dënuar edhe një herë më datë 11.04.2018, për veprën penale falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave.

Plator Mehmeti u dënua me 4 muaj burg, konvertuar me shërbim prove. Me 4 dënime për vjedhje, shpërdorim detyre, falsifikime dhe shkleje të barazisë në tendera, Plator Mehmeti vijon të jetë drejtor i OSHEE në Durrës.