Mister i fr*kshem në Përmet: Brenda dy vitesh, zhd*ken cuditshem tre persona në të njëjtën rrugë. ja cfare dyshohet

Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme ka tronditur komunitetin e Përmetit, duke kthyer një segment të rrugës Përmet–Lëshicë në një zonë të errët misteri dhe ankthi. Tre persona janë zhdukur pa lënë gjurmë në të njëjtën linjë rrugore, në rrethana të pashpjegueshme, duke shtuar frikën dhe pasigurinë mes banorëve.

I fundit që rezulton i zhdukur është Agron Çumani, një banor i njohur i zonës, i cili është parë për herë të fundit tre ditë më parë, teksa udhëtonte në rrugën e vjetër Përmet–Lëshicë. Që prej asaj dite, familjarët nuk kanë asnjë informacion për të dhe çdo përpjekje për ta kontaktuar ka rezultuar e kotë. Automjeti i tij, telefoni dhe çdo mjet komunikimi duket se janë zhdukur bashkë me të, duke ngritur pikëpyetje të shumta për fatin e tij.

Por ajo që e bën këtë ngjarje edhe më alarmante është fakti se në të njëjtën zonë kanë humbur jetën, në rrethana po aq të paqarta, edhe dy persona të tjerë: Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi. Këto zhdukje janë regjistruar gjatë dy viteve të fundit dhe, pavarësisht kërkimeve të shumta, nuk është gjetur asnjë trup, asnjë send personal dhe asnjë shenjë që të çojë në zbulimin e tyre.

Banorët e zonës janë të tronditur dhe të frikësuar. Në rrugët e Përmetit, prej ditësh qarkullojnë hipoteza të ndryshme, nga aksidente fatale në lumin Vjosë, e deri te dyshimet për ndonjë autor të panjohur që mund të fshihet në zonë. Disa madje dyshojnë për ndonjë person me probleme mendore apo një dorë të qëllimshme që mund të ketë lidhje me këto zhdukje të njëpasnjëshme.

“Nuk mund të jetë rastësi. Çdo vit nga kjo anë zhduket një njeri dhe nuk dihet asgjë. Është frikshme, askush nuk guxon të kalojë natën vetëm në atë segment,” – thotë një banor i fshatit Lëshicë, për mediat lokale.

Familjet e të zhdukurve ndërkohë janë të dëshpëruara dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve. Ato akuzojnë policinë dhe prokurorinë për neglizhencë dhe mungesë transparence, duke kërkuar që çështjet të merren seriozisht dhe të hetohen si pjesë e një fenomeni të përbashkët, e jo si raste të izoluara.

“Nuk mund të flasim më për rastësi. Është një model që përsëritet. Duhet hetuar pse pikërisht në atë rrugë ndodhin zhdukje. A ka ndonjë kanal, ndonjë rrëshqitje, apo diçka tjetër? Apo ka dorë njeriu? Duhet gjetur e vërteta!” – shprehet një prej të afërmve të Agron Çumanit.

Nga ana e saj, policia lokale ka deklaruar se po vazhdon kërkimet në zonën përgjatë lumit Vjosë dhe në rrugët dytësore të lidhura me segmentin Përmet–Lëshicë, por deri tani pa rezultat konkret. Specialistët e kërkim-shpëtimit kanë përdorur edhe dronë dhe qen nuhatës, ndërsa po shqyrtohen kamerat e sigurisë në bizneset pranë rrugës, për të parë lëvizjet e fundit të Çumanit.

Megjithatë, për momentin, zhdukja e tretë radhazi në të njëjtën zonë ka kthyer Përmetin në qendër të vëmendjes kombëtare. Në rrjete sociale, qytetarët kërkojnë që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të dërgojnë një ekip të posaçëm hetimor për të zbardhur të vërtetën e këtij misteri që po trondit komunitetin.

Një pyetje e madhe qëndron pezull:
Si është e mundur që tre njerëz të zhduken në të njëjtën rrugë, në një qytet të vogël si Përmeti, pa lënë asnjë gjurmë?

Deri më tani, askush nuk ka një përgjigje. Por ajo që dihet është se banorët jetojnë në frikë dhe pasiguri, ndërsa “rruga e zhdukjeve”, siç po e quajnë tashmë, ka marrë një famë të errët që kërkon shpjegim sa më të shpejtë dhe të saktë nga autoritetet.