Një krim i rëndë në familje tronditi vendin disa javë më parë teksa 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Ngjarja u zhvillua brenda disa minutave, ku familja Kodheli sapo kishte mbaruar së konsumuari drekën me disa të afërm të tyre. Në një intervistë të fundit të nënës së autorit, e cila ka qenë e vetmja dëshmitare në momentin e ngjarjes, detajet janë horror.
Ajo rrëfen për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, se ishin vetëm 2 minuta që vendosën fatin tragjik të bashkëshortit.
“Sapo kishim ngrënë drekën, bëmë përcjelljen e të afërmve dhe unë sapo dola nga dhoma ku ndodheshin babë e bir, vetëm kur dëgjova zërin e bashkëshortit që më tha: “Shpëto veten, lajmëro policinë”.
Hyra brenda dhe e gjeta djalin duke e qëlluar ende. E rrëmbeva dhe tentova t’i heq thikën, ai u largua, ndërsa bashkëshorti ishte përmbys dhe kur e ktheva u mbulua nga gjaku.
Kam parë tmerr me sy atë ditë. I gjeta të dy duke u përleshur, më parë nuk kishin zënka. Kishim konsumuar drekën, unë dola të ndez një cigare dhe kur u ktheva i gjeta ashtu.
Më 22 qershor djali ishte kthyer nga emigrimi. Nga data 15 shtator nisi të mbyllej në vetvete me zor ia nxirrnim fjalët”, tha ajo.
Nëna e Marjan Kodhelit, djalit që vrau babain ka dhënë detaje rreth ngjarjes në një letër të publikuar nga familjarët. Ajo rrëfen për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24 se në momentin e incidentit ajo ishte jashte baneses.
“Një debat nuk kishte, gjithçka ndodhi brenda dy minutave. Unë dola për të pirë një cigare dhe kur u ktheva, situata ishte përshkallëzuar. Djali ishte i mbyllur në vetvete, nuk fliste dhe nuk kishte shenja mllefi,” shkruan ajo.
Nëna shton se djali mund ta ketë goditur babanë. Pjetër Kodhelin, pa mendje, disa herë, duke theksuar se thika nuk ishte e saj dhe se djali kishte kaluar periudha depresioni. Ajo shpjegon se përplasja ishte e shpejtë dhe se djali kishte synuar të godiste vetëm babanë, jo të tjerët.
“Në letër u gjetën fjalë të pakuptimta. Hëngri drekë. Ishin tezja dhe halla e tij aty. Ato donin të hanin bashkë. Nuk kishim asnjë debat; ai rrinte i mbyllur. Përleshja zgjati vetëm dy minuta. Unë dola të pija një cigare dhe e piva kot e ndeza. Nuk di çfarë ndodhi mes tyre. Ai ishte i mbyllur në vetvete dhe nuk fliste. Nuk ndjeva zërin, se dritarja ishte hapur. Vetëm kur më thirri burri, shoh. Burri u mbrojt dhe nuk kishte asgjë në dorë. Thika nuk ishte e imja; do ta kem blerë. Burri po mbrohej dhe djali mund ta ketë goditur pa mendje, 3-4 herë. Një goditje ishte e dukshme se e kishte në zemër. Më preku pak thika kur e kapa nga dora. Ai donte ta godiste përsëri burrin, jo mua. Kishte kaluar në depresion. Nuk kishte mllef, ishte depresion. Letra e gjeta në dhomën e tij. Ishte një dhomë pritjeje dhe ishte me ngjyrë të bardhë.”




