Gazetarja LLabani: Altin Dumani do të LARGOHET nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit, ja arsyeja e rëndë

Gazetarja e njohur Anduena Llabani ka bërë një deklaratë që ka ngjallur shumë reagime në qarqet mediatike dhe juridike, teksa foli për të ardhmen profesionale të kreut të SPAK, Altin Dumani.

E ftuar në një emision në News24, Llabani tha se Dumani do të vazhdojë detyrën e tij edhe për tre vite të tjera, duke e çuar në fund të mandatit si një nga figurat më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare. Por sipas saj, pas përfundimit të mandatit, ai nuk do të qëndrojë më në Shqipëri, por do të zgjedhë të largohet jashtë vendit për të vazhduar jetën dhe karrierën në një ambient më të qetë.

“Altin Dumani do të vazhdojë të qëndrojë edhe tre vite të tjera si prokuror i SPAK. Dosjet që ai ka do t’i çojë deri në fund. Unë e kam dhënë parashikimin tim: zoti Dumani, pasi të mbarojë mandatin e tij, nuk do të qëndrojë më në Shqipëri. Ka shumë arsye që ai të jetë në një tjetër vend, për të vazhduar jetën edhe karrierën e tij,” – deklaroi Llabani.

Deklarata e saj vjen në një moment kur SPAK ndodhet në kulmin e hetimeve të bujshme ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të politikës shqiptare. Altin Dumani, që prej marrjes së detyrës në krye të institucionit, është bërë simbol i reformës në drejtësi dhe i përpjekjeve për goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të shtetit.

Sipas Labbanit, presionet, kërcënimet dhe klima e tensionuar politike e bëjnë të kuptueshme që një figurë si Dumani mund të zgjedhë të largohet pas mbylljes së mandatit:

“Ai ka bërë shumë armiq në luftën e tij kundër korrupsionit. Ka dosje që prekin njerëz me pushtet, me para dhe me ndikim të madh. Është e kuptueshme që pas kësaj beteje, një njeri si ai do të kërkojë të jetojë në një vend ku ndjen siguri dhe qetësi,” – shtoi ajo.

Në rrjetet sociale, deklaratat e gazetares janë interpretuar në mënyra të ndryshme: disa e kanë quajtur një vlerësim realist për situatën e vështirë të sistemit të drejtësisë në vend, ndërsa të tjerë e kanë parë si një paralajmërim për presione të reja ndaj SPAK-ut.

Altin Dumani, i njohur për qëndrimin e tij të përmbajtur dhe larg polemikave publike, nuk ka reaguar ndaj komenteve të Labbanit. Megjithatë, burime pranë drejtësisë konfirmojnë se ai është i fokusuar në përfundimin e hetimeve të dosjeve kryesore që kanë tronditur politikën shqiptare, mes të cilave ato të ish-ministrave, kryetarëve të bashkive dhe tenderëve publikë të niveleve të larta.

Deklarata e Labbanit vjen në një periudhë ku figura e Dumanit shihet nga ndërkombëtarët si një nga garantët kryesorë të integritetit të SPAK-ut, ndërkohë që reforma në drejtësi është një ndër shtyllat më të rëndësishme në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.