Pacientët me kancer/ Rama tregon VENDIMIN e ri: Për herë të parë në Shqipëri…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hapet një linjë financimi nga buxheti i shtetit për pacientët me kancer.

Rama u shpreh se do të futen 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut, ndërsa theksoi se gjithashtu për herë të parë gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit.

“Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes rrjeteve sociale ndryshimet e reja në buxhetin e vitit 2026, duke parashikuar një fond prej 1 miliard eurosh për shëndetësinë.

Për herë të parë, 15 milion euro do të dedikohen për gratë dhe vajzat që vuajnë nga tumori i gjirit, të cilat do të përfitojnë rikonstruksion të gjirit falas.

“Mu duk e udhës të ndaj me ju pr.buxhetin 2026 me mbi 1 mld euro për shëndetësinë dhe mirëqenin social afro 4% e PBB. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta, për herë të parë hapim linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do jepet i plotë për të gjitha dhe falas, ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë e shpallur së fundmi ndër 100 gratë më influnete në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do udhëheqë projektim kombëtar të ngritjes së institut kombëtar të tumoreve për Shqipërinë 2030, që do i bashkohet rrjet ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin”, tha Rama.

Ai njoftoi gjithashtu rritje pagash për stafin mjekësor: 4,600 mjekë dhe infermierë dhe 14,200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë rritje të reja për të përforcuar mesazhin se ikja nga vendi është zgjedhje individuale dhe jo detyrim.

“Ndërkohë 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

Ky është një mesazh për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qëndrohet e punohet me dinjitet. Shqipëria 2030 do bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu”, tha kryeministri.

Në fushën e partneriteteve ndërkombëtare, Rama tha se në 2026, QSUT do të nisë bashkëpunimin me spitalin e Milanos “San Rafaelo”.

/vizionplus.tv