STUDIMI tr*ndites: V*ksinat C*vid po sjellin ka*ncer! Mjeku Edvin Prifti: Ja format e t*moreve qe rr*zikojme

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka reaguar në rrjetet sociale duke iu referuar një studimi të fundit të publikuar në Korenë e Jugut, i cili, sipas tij, ngre shqetësime mbi një rritje të ndjeshme të rasteve me tumore tek personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Në reagimin e tij, Prifti citon një studim epidemiologjik të kryer nga profesori Kim dhe ekipi i tij, mbi një bazë të dhënash që përfshin më shumë se 8 milionë individë. Ai shprehet se studimi ka evidentuar një rritje prej rreth 50% të incidencës së tumoreve tek të vaksinuarit krahasuar me të pavaksinuarit.

Sipas tij, “tumoret që shfaqen më shpesh janë ato të tiroides, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit dhe ovareve”, ndërsa e quan këtë fenomen “pa shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut”.

Në postimin e tij, Prifti shkruan:
“Studimi më i fundit dhe i pari i këtij lloji si një studim epidemiologjik nga prof. Kim et al., dhe i kryer në një popullatë prej më shumë se 8 milionë njerëzish në Korenë e Jugut, tashmë evidenton një rritje prej të paktën 50% të tumoreve në individët e vaksinuar kundrejt të pavaksinuarve. Tumoret që ndikohen më shumë janë kanceri i tiroides, i stomakut, mushkërive, i zorrës së trashë, gjirit, ovareve etj. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut, një holokaust pa asnjë diskriminim!”

Reagimi i mjekut ka ngjallur diskutime në rrjete, ndërsa komuniteti mjekësor pritet të sqarojë nëse studimi i përmendur është i verifikuar dhe i pranuar nga institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë.