Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, mes tyre makina e policisë.
Aksidenti ka ndohurrreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz”, teksa udhëtonin në korsi të kundërta.
Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të Komisariatit të Fierit janë lënduar dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore, së bashku me drejtuesen femër të automjetit tjetër.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht grupi hetimor për rastin bën të ditur se reshjet e dendura të shiut, të cilat vijojnë që nga mbrëmja e djeshme, kanë vështirësuar dukshmërinë në rrugë.
Megjithatë, hetimi për shkaqet e aksidentit po vazhdon dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Top Channel




