E fundit! Aksident tr*gjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Nga aksidenti tragjik mbetën të vdekur 2 të rinj shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë. Aksidenti tragjik ndodhi pak pas orës 7:00 të mëngjesit të së dielës në unazën jugore të Bergamos, pranë Stezzano-s.

Sipas mediave të huaja, raportohet se një automjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një furgon dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, mes tyre dy të rinj me origjinë shqiptare.

Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç, drejtues i Mercedes-it dhe Denis Cana, 21 vjeç pasagjer në mjet. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku.

Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj

Viktima Denis Cana

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin. Ai po përpiqej të parakalonte një Hyundai u udhëtonin dy gra dhe u përplas kokë më kokë me furgonin e bardhë që drejtohej nga italiani.

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj

Viktima Klinton Sala

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Segmenti rrugor ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj

Pamje nga aksidenti