Berisha drejt b*rgut për 21 Janarin? Avokati i tij tr*ndit te madh e te vogël, ja cfare kemi mesuar

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar menjëherë pas lajmeve të qarkulluar se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar kërkesë liderit të demokratëve që ditën e premte, në orën 10:00, të paraqitet pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj bën me dije se në adresë të Berishës nuk është depozituar asnjë njoftim, ndryshe nga sa pretendohet.

“Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK”, shkruan Gjokutaj ndër të tjera.

Ndërkohë, në dokumentin që mediat disponojnë thuhet se fletëthirrja është depozituar në shtëpinë e ish-kryeministrit Berisha, në Kuvend dhe në selinë blu.

Sali Berisha të premten në SPAK, Genc Gjokutaj

Fletethirrja

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq!

Në lajmet e edicionit të orës 15.00 të Top Channel u njoftua thirrja e zotit Sali Berisha në

SPAK ditën e premte datë

14.11.2025 ora

10.00 në lidhje me hetimet e 21 janarit!

Në cilësinë e avokatit mbrojtës të zotit Berisha sqaroj se nuk ka asnjë njoftim të Tij siç pretendohet.

Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK!

Po si gjithnjë kush gënjen një herë gënjen përhere! G

Sali Berisha të premten në SPAK, Genc Gjokutaj

Fletethirrja e SPAK per Berishen