“Rama hoqi dore nga Tahiri dhe Beqaj kur dolën para drejtësisë”, Balliu: Belën e mbron me çdo kusht sepse…

Deputeti i PD, Klevis Balliu, deklaroi se Edi Rama e mbron me çdo kusht zv.kryeministren Belinda Ballukun pasi sipas tij, pas aferës së “Tunelit të Llogarasë” fshihet vetë kryeministri.

Balliu kujtoi se Rama u distancua nga Beqja dhe Tahiri, në momentin kur këta të fundit dolën përpara drejtësisë.

“Qëndrimi i Ramës ndaj Belës tregon qartë se pas Belës qëndron vetë Rama. Rama gjithmonë është distancuar nga bashkëpunëtorët e tij sapo kanë dalë para drejtësisë, si me Tahirin e Beqajn. Por me Belindën ndodh ndryshe: nuk e largon, e mbron me çdo kusht.
Pse? Sepse pas aferës së Tunelit të Llogarasë është vetë Edi Rama.

Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë. Ndërkohë drejtësia hesht. Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti.
Turp për drejtësinë e kapur.”, shkruan Balliu.

Gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Log, theksoi se në rastin me tenderin e Tunelit të Llogarasë, shteti nuk ka vepruar sipas rregullave dhe ligjeve, por sipas oreksit të politikanëve.

Lala shton se Balluku nuk e ka paramenduar se bisedat me Berberin do t’i dilnin një ditë.

“ Do të ndalemi tek dy momente thelbësore ky material që shfaqet ka të bëjë me tenderin e supervizionimit. Është një tender që tregon babëzinë e zyrtarëve të Infrastrukturës që kishin shkuar deri në atë pikë sa korruptionin çdo tender.

Unë mendoj që duhet të ndalemi tek tenderi i madh të Llogarasë.
Tuneli u hap, tenderi i parë u përcaktua Gjoka, ne kemi të gjitha komunikimet me Ballukun dhe Berberin, ku e urdhëron të anulojnë tenderin. Kam ndjesi të keqe thotë dhe Berberi thotë nuk ka problem për ndjesinë e anuloj direkt.

Më pas kemi kompaninë turke dhe kanë fituar tenderin me një shumë herë më të konsiderueshme. Dhe po të shikosh komunikimet me Berberin, kanë të bëjmë me paracaktimin, Balluku e ka orientuar Berberin.

Që nga fakti që kompania turke dhe në një farë mënyre i dikton fituesi. Po të shikosh komunikimet shteti nuk ka funksionuar sipas rregullit dhe ligjeve por sipas orekseve të politikanëve. Ka të bëjë me arrogancën e Ballukut, ajo ka pasur aq shumë vetbesim dhe nuk e ka paramenduar, Dhe në fund fare i thotë hapë tenderin se plasa dhe më pas ai e hap dhe fitues del. Po ta shikosh me kujdes dosjen aty ka dhe referenca të Ballukut dhe Ramës në Turqi janë fshirë shumë foto dhe janë rikuperuar me një program nga Amerika. Është rikuperuar dhe nga ana e SPAK.”, tha Lala.

© BalkanWeb