Skip to content

At*ntat ndaj miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani EKZ*KUTOHET në Rinas! Policia th*en xhamat për t’i nxjerrë trupin (PAMJE)

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të marte Tiranën, ku në Rrethrrotullimin e Rinasit, dy persona kanë rënë pre e një atentati të armatosur. Sipas burimeve të para, një automjet “Benz” me targa greke, që po qarkullonte në afërsi të rrethit, është sulmuar me breshëri plumbash nga një tjetër mjet që ka qenë në lëvizje.

Si pasojë e këtij sulmi, pasagjeri i automjetit, i identifikuar si Gilmando Dani, shoku i njohur i Emiliano Shullazit, ka humbur jetën në vend. Ndërkohë shoferi i automjetit, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, ka mbetur i plagosur rëndë.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur vështirësi në hapjen e dyerve të automjetit, duke qenë se ato ishin të bllokuara. Për të arritur deri te viktimat, oficerëve të policisë iu desh të përdorin hekur për të thyer xhamat e makinës.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Për momentin, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke pritur një reagim të mëtejshëm për të zbuluar detaje të tjera lidhur me atentatorët të cilët vlen të theksohet që menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Published inBank

Comments are closed.