Skip to content

PAMJE TË R*NDA! Brenda benzit në Rinas që u bë “shoshë” nga pl*mbat, Gilmando Dani me kokën e gj*kosur, shoferi ende në jetë (video)

Atentati me armë ditën e sotme në pranë aeroportit ka tronditur mbarë opinionin publik. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, dyshohet se ka mbetur i vdekur në vend Gilmando Dani si dhe është plagosur edhe një person tjetër, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur.

Newsbomb.al ka arritur të sigurojë pamje nga vendngjarja, brenda automjetit luksoz, tip “Mercedes” ku shihet viktima me kokën e gjakosur, ndërsa shoferi i plagosur pret ndihmën e uniformave të bardha.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa në videot e mëhershme, ishin efektivët ata që bënë të mundur hapjen e dyerve të automjetit të mbyllur nga brenda. Deri më tani nuk ka detaje të reja, ndërsa Gilmando Dani është një emër i njohur për policinë, ku i është bërë atentat disa herë.

Gilmando Dani, është 47 vjeçari që ka mbetur i vrarë pasditen e kësaj të marte në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Ai udhëtonte si pasagjer në një automjet luksoz Mercedes Benz S Class, i cili është bërë shoshë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.

47 vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, për shkak të marrëdhënieve të forta shoqërore me Emiljano Shullazin, si anëtar i grupit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i këtij të fundit.

Është e paqartë sesi ka mund të dalë nga qelia Gilmando Dani, pasi rreth 5 vite më parë ai është dënuar me 12 vite burg për rastin e shantazhit dhe gjobëvënies ndaj biznesmenit Ylvi Beqaj, pronar i ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Viktima, mik i një prej eksponentëve më të lartë të krimit në Tiranë, Emiljano Shullazi, udhëtonte si pasagjer në një mjet luksoz Mercedes Benz S Class me një mikun e tij, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Autorët raportohet se kanë qenë në një makinë me targa greke dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallshanikovi nga ana e djathtë e mjetit, pasi Gilmando Dani ndodhej në vendin e parë si pasagjer. Nga breshëria, plumbat kanë përshkruar dhe anën tjetër, duke prekur dhe shoferin.

Ky nuk është atentati i parë ndaj Gilmando Danit, të paktën nga ngjarjet që janë bërë publike, pasi në Janar 2015 ai është tentuar të vitet në mes të Tiranës.

Skena ishte e ngjashme, në atë kohë 37 vjeç, ai ishte pasagjer në mjet kur persona të paidentifikuar i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri plumbash. Fatmirësisht, në atë kohë ai u shpëtoi plumbave, por u përfshi në disa ngjarje kriminale.

Sot, 10 vite më pas, Gilmando Dani nuk pati fat në atentatin e dytë që u krye në një nga zonat em sigurinë më të lartë në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të aeroportit.

Published inBank

Comments are closed.