Ervis Martinaj nis h*km*rrjen? Klodiana Lala zbulon detajet e renda te at*ntatit ne Lezhe

Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar një 65 vjeçar në Pllan të Lezhës. Viktima është Gjovalin Prendi, babai i Rohan Brahimit (Sidorel Prendi), i ekzekutuar një vit më parë në Greqi,

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, dha detaje nga ngjarja dhe përplasja e të birit të viktimës me Ervis Martinajn.

“Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Pllan të Lezhës. Viktima është 65 vjeçar, i cili është Gjovalin Prendi. Ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Janë të dhënat e fundit që vijnë nga Policia e Shtetit.

Duket si vrasje e paralajmëruar. Është babai i Rohan Brahimit, i njohur më parë si Sidorel Prendi, i cili është vrarë vitin e kaluar në Athinë. Ka qenë ndër atentatet më të rënda në shtetin fqinj.

Rohan Brahimi konsiderohej si ndër kundërshtarët më të përbetuar të Ervis Martinajt. Përplasja mes tyre ka nisur për lojërat e fatit dhe në atë kohë, rezulton se Rohan Brahimi kishte shkuar në besën e një miku të tij në një nga hotelet e Vis Martinajt. Në atë kohë, është dhunuar në mënyrë barbare nga Martinaj dhe kështu ka nisur konflikti. Është ndarë në dy linja, Martinaj dhe grupi i Rohan Brahimit, që u mbështet me Durim Bamin. Rohan Brahimi dyshohet për ngjarje kriminale.

Pasi u ekzekutua Gentian Bejtja, një muaj më vonë u vra Rohan Brahimi dhe sonte u vra babai i tij, që jetonte pa mbrojtje dhe problametikë, sepse ishte njeri me reputacion në zonë.

Ai merrej me punët e shtëpisë, interesohej për drejtësi. Ai ka bërë çmos që saga të ndalej, por tashmë mbeti i vrarë”, tha Lala.