Kush donte tja v•iste fëmijët milionerit në Tiranë, 11 vjecari kishte ditelindjen, ne l•fte me jeten, dalin detajet e renda

Një tjetër atentat tronditi mbrëmjen e së enjtes Shqipërinë. Rreth orës 21:50, persona të armatosur qëlluan me breshëri plumbash drejt automjetit me të cilin po qarkullonin katër persona, ku dy prej të cilëve ishin djali dhe nipi i pronarit të “Pelikan Security”, Vesel Bardhi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë Tregut Agro Ushqimor në zonën e Tiranës. Ku persona të paidentifikuar ende nga Policia i zunë pritë automjetit “G Class”, me të cilin po qarkullonin Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Kian Mullaj 19 vjeç dhe Arenc Stafa, 34 vjeç. Automjeti drejtohej nga ky i fundit i cili rezulton të jetë pjesë e stafit të kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin kur dhe ranë pre e atentatit ishte shoqëruesi  i fëmijëve.

Si pasojë e breshërisë së plumbave të katër personat të cilët ndodheshin në automjet mbetën të plagosur, ndërkohë që burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Stafa dhe Mullaj ndodhen në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që 11-vjeçari po vijon “luftën për jetën”.Ndërsa, djali i pronarit të “Pelican Securisty”, është transportuar në një spital privat në kryeqytet.

Atentati mafioz në Tiranë! Autorët bënë

Arenc Stafa, punonjesi i “Pelican Security”

Kjo ngjarje e rëndë ka ngritur në këmbë të gjithë instancat shtetërore dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij atentati ku kriminelët në këtë rast nuk kanë “kursyer” as fëmijët. Deri më tani, grupi hetimor thotë se automjeti “G Class” është qëlluar teksa ishte në lëvizje, ndërkohë që shoferi 34-vjeçar pas ngjarjes ka tentuar të largohet me shpejtësi, mirëpo si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur ndjenjat në zonën e Lundrës.

Mësohet se autorët kanë qenë duke qarkulluar me një automjet tip fouristradë të cilët e kanë ndjekur automjetin ku ndodheshin katër personat për rreth 20 minuta ku dhe më pas kanë qëlluar me breshëri plumbash. Teksa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, deri më tani mbetet ende e paqartë se kush ka qenë shënjestra e atentatit.

Atentati mafioz në Tiranë! Autorët bënë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë hyrjet e daljet në kryeqytet, ndërkohë që janë marrë në pyetje familjarët e të plagosurve si dhe qytetarët të cilët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje. Vlen të theksohet se kanë qenë qytetarët e rastit ata të cilët njoftuan policinë dhe ambulancën.

Ndërkohë, Dior Demiraj i mituri i cili po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 11-të. Ka qenë gjyshi i të miturit i cili përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale ka uruar vogëlushin e familjes, duke mos e ditur që mbrëmjen e kësaj dite të bukur të tij do të binte pre e një atentati i cili ka tronditur nga “themelet” autoritetet dhe sigurinë në vend.

“Sot ky djali Dior Demiraj mbush 11 vjeç. Gjyshi i uron të bëhet 100 vjeç gjithmonë i lumtur e me plot shëndet pranë familjes. Realizoftë çdo ëndërr gjatë jetës së tij”,shkruante gjyshi i Diorit.

Atentati mafioz në Tiranë! Autorët bënë

Dior Demiraj, 11 vjecari qe mbeti i plagosur ne atentat

Njoftimi i Policisë mbrëmjen e djeshme:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.