“Brilant Martinaj i ur*noi në fytyrë, Roani nuk ia fali kurrë”, pse njerezit e Vis Martinajt, duan ti shu*jne familjen, si lindi arm*qesia

Vendi u trondit një ditë më parë nga dy atentate, njëri në Lezhë, ku u ekzekutua babai i Roan Brahimit, Gjovalind Prendi, dhe tjetri në Tiranë me 4 të plagosur.

Por, atentatorët dyshohet se kanë ngatërruar shënjestër në Tiranë duke lënë të plagosur dy djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, shokun e tyre dhe shoferin. Megjithatë sipas policisë dyshohet se shënjestër e atentatit të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit, së cilës pak orë më parë i vranë vjehrrin në Lezhë.

Por, kush është Roan Brahimi dhe si nisi përplasja e bujshme me Ervis Martinajn, bosin e lojërave të fatit i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij. Se kush fshihet pas atentatit të Roan Brahimit nuk dihet, por dyshohet se është porositur nga ushtarët e Ervis Martinajt për hakmarrje. Pasi Brahimi dyshohet se ishte ai që porositi vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririt të Martinajt.

Si nisi përplasja Martinaj-Brahimi?

Armiqësia duket se nisi vite më parë, ku Brahimi, apo siç njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. Thuhet se ai i urinoi në fytyrë, akt ky që Roani nga Pllana e Lezhës, nuk e harroi kurrë. Ngjarja ndodhi për një borxh bixhozi të cilin Brahimi nuk e shleu. Ylli Brahimi në rreth miqësie me Brahimin, e dërgoi atë në një nga bazat afër Fushës Kuqes, ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Me daljen e tij gjallë nga aty, asokohe thuhet se Roan Brahimi paralajmëroi Ylli Brahimi: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Brahimi u bë i dyshuar për disa atentate të bujshme, mes tyre edhe masakra e Fushë Krujës, ku u vranë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 dhe dyshohet se atentati u porosit dhe u organizua nga Roan Brahimi për eliminimin e Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.

Më 22 korrik 2022, në Milot, u organizua një atentat ndaj Ylli Brahimi, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe për këtë ngjarje, Brahimi u dyshua si organizator. ?

Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të 2024 në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupin rival të Ervis Martinajt. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

Brahimi u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Dubai. Megjithatë, më 9 maj 2024, ai u vra në Athinë nga dy persona të maskuar me motor, ndërsa ishte me partneren dhe djalin e tij të mitur./shqiptarja