E BUJSHME!Dje dy gazetare paten sherr? Largohet nga Top Channel personi me i perfolur i momentit, ja arsyeja

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka njoftuar papritur largimin e saj nga Top Channel, vetëm pak muaj pas fillimit të eksperiencës së saj në këtë ekran.

Fetahu iu bashkua programit “E Diell” disa muaj më parë, ku mori rolin e opinionistes në një nga rubrikat e programit të së dielës.

Njoftimi u bë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në “Instastory”, ku shpjegoi arsyet e këtij vendimi dhe falenderoi stafin.

Ajo u shpreh se po largohet për t’iu përkushtuar projekteve të reja, ndërsa i kushtoi fjalë falënderuese programit dhe drejtuesit të tij, Edi Manushit.

Në postimin e saj, Xheneta shkroi: “E kam përfunduar rrugëtimin tim në TOP për t’iu përkushtuar projekteve të reja. Faleminderit @ediell_topchannel për hapësirën dhe përvojën, dhe një falënderim i veçantë për @edmanushi për mbështetjen dhe mundësinë me i shpreh mendimet e mia lirshëm.”

Ajo e mbylli deklaratën e saj me një mesazh optimist për të ardhmen, duke theksuar se është gati për sfida të reja. “Jam mirënjohëse për çdo hap të këtij kapitulli. Tash përpara me energji të re – çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe,” përfundoi Fetahu, duke konfirmuar zyrtarisht mbylljen e këtij bashkëpunimi.

Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se shkonin mirë dhe nuk kishte qejfmbetje.

Enxhi, një këngëtare e talentuar, e cila njihej për notat e ironisë dhe Neada një zbulim i Ledion Liços, dukej se shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën.

Por duket se kjo ka qenë një fasadë….ose gjërat mund të jenë përkeqësuar me kalimin e kohës.

Ka zëra që rrëfejnë mbi një sherr shumë të ashpër mes moderatoreve. Aq e rëndë ka qenë situata, sa vajzat kanë kaluar në përplasje fizike.

Natyrshëm na lind pyetja: Sa kohë ka që marrëdhëniet mes tyre janë acaruar?

Arsyet e sherrit nuk dihen, por që të arrihet deri në përplasje fizike, duhet të ketë patur mosmarrëveshje të vazhdueshme, derisa është arritur në atë pikë. Pra duket se situata është përshkallëzuar dhe vajzat nuk e kanë lënë më vetëm tek fjalët konfliktin.

Edhe ditën e sotme, në emision shihej ftohtësia mes moderatoreve dhe Blendi përpiqej shumë të mbante një ekuilibër mes të dyjave. Çfarë të fshihet vallë?! /Pamfleti