Mak*bre në Shkodër! Sh*rri për parakalimin, shoferit i q*llojne me a*me ne makine dhe e dh*nojne me … (Detajet)

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat por një shtetas është goditur me sende të forta ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas plumbave në makinë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty por më pas disa persona e kanë goditur pasi ka dalë, bën me dije gazetari Senad Nikshiqi.

Konflikti ka nisur që nga dogana në Hanin e Hotit teksa dy automjete kanë parakaluar njëra tjetrën disa herë gjatë rrugës.
Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe automjeti tip Benz është aksidentuar pranë një bordure tek një karburant.

Drejtuesi i aksidentuar, shtetasi Edison Tirana ka dalë nga automjeti dhe ka vrapuar në disa ara aty afër por personat në makinën tjetër e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me sende të forta.

42 vjeçari Edison Tirana është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij.

Sipas burimeve policia ka identifikuar autorët të cilët janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga policia. Autorët e dyshuar janë nga fshati Pjetroshan në Malësinë e Madhe.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.