Ia solli ne maje te hundes? Erion Brace zbulon cfare po i ndodh me Edi Ramën! Ja kush jane deputetet e PD qe ka afersi

Deputeti socialist Erion Braçe i cili tashmë njihet si një opozitar i përjetshëm që nuk ndalet të denoncojë çdo problematikë, u pyet në emisionin “Kjo Javë” nëse i është kërkuar ndonjëherë nga kryeministri Edi Rama që të zbusë pak tonet sa i përket denoncimeve.

Erion Braçe shkurtimisht tha “jo, s’ka ndodhur asnjëherë”, ndërsa theksoi se ajo që i çmon kreut të qeverisë është se ky i fundit nuk i cënon lirinë e punës.

Nëse ka demokratë që i bashkohen denoncimeve të tij, Erion Braçe vlerësoi Bujar Leskajn, deputetin e ri të PD, Besart Xhaferri, ndërsa nuk la pa përmendur dhe marrëdhënien me Jorida Tabakun.

Sakaq, ai theksoi se demokratët që mund t’i qëndrojnë afër apo t’i shprehin ndonjë vlerësim, “masakrohen” nga drejtuesit e PD-së.

Pyetje: Jeni hap pas hapi në rrugët e kryeqytetit. A ju ka ndodhur që t’iu kërkohet nga vetë Kryeministri Edi Rama të ulni pak tonet, në kuptimin e denoncimeve tuaja?

Erion Braçe: Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Edi Ramës këtë i vlerësoj, që nuk cënon lirinë time të punës.

Pyetje: Po nga opozita, a merrni dashamirësi për atë që denonconi?

Erion Braçe: Nuk jam një person i pëlqyer në sferën e lartë të udhëheqjes së PD. Mirëkuptoj çdo koleg që bashkohet apo jo me atë që unë bëj. Në atë parti, të jesh i afërt apo të thuash diçka në përputhje me atë që thotë Erion Braçe, të kthehet në sakrilegj.

E çmoj kolegun Bujar Lesakj. Më ka bërë përshtypje një gjë, një djalë i ri, Besart Xhaferri. Pas seancës dëgjimore me minatorët e Spaçit, erdhi dhe më tha bravo, më dha dorën. Jorida Tabaku, tani nuk është risi, atë e shënjestrojnë për këtë aspekt, nuk është risi për marrëdhënie pune që kemi në Kuvend në tërësi. Pak e shumë kemi gjetur një marrëdhënie, veçanërisht në komisione.

Deputeti socialist Erion Braçe ka zbuluar se nuk flet më me kryeministrin Edi Rama.

Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën.

Deputeti i PS tha se është shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai ka patur të drejtë.

“Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd. Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë s’kam folur pas vendimit të Kushtetueses”, tha deputeti socialist Erion Braçe gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Nisida Tufa: Nëse unë ju pyes si është marrëdhënia juaj me kryeministrin cila është përgjigjja juaj, se ju kam pyetur dhe njëherë më keni thënë 5 ditë flasim dhe 5 muaj jo.

Erion Braçe: Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund, unë kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre. Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses.

“Ka kolegë që më thonë; mirë bërë. Por më shqetësojnë ato fjalë as krahëve. Më shqetësojnë mosreflektimet.”. Kështu deklaron deputeti i PS-së, Erion Braçe, në emisionin ‘Kjo javë’ në News24.

Ai tha se vlerëson opinionet kundër, ndërsa shtoi se kryeministri Rama nuk ndërhyn te liria e tij e mendimit.

“Jam bërë keq për ato që nuk kam thënë. Kur unë them një të vërtetë, e them disa herë; cila duhet të jetë sjellja; ngritja e një muri? “Mos e dëgjoni këtë”.

Unë se kam fare këtë problem, por unë funksionoj më mirë jo si lavdërues. Mos të presin kot. Nuk mund të lëvdojë cilido.”, tha ai.