E bujshme! RENEA e arm*tosur futet në shtëpinë e Ministrit të Edi Ramës: Skam bërë gjë….! Dalin detajet e renda

RENEA gjatë një megaoperacioni që zhvilloi në datën 15 Tetor në Tiranë, çoi në arrestimin e të shumëkërkuarit Aldo Avdyli, por përpara se të mbërrinin në apartamentin e këtij të fundit, gabimisht të armatosurit e shtetit trokitën në derën e Ministrit të Mjedis, Sofjan Jaupaj.

Megjithëse ministri u terrorizua kur pa armët dhe tha se “nuk kam bërë gjë”, RENEA vijoi me aksionin deri në momentin që arriti në apartamentin e të shumëkërkuarit, Aldo Avdyli, raporton gazetari Elton Qyno.

Policia kriminale kishte lokalizuar Aldo Avdylin, duke e gjurmuar atë me paisjen inteligjente “IMSI CATCHER”, por saktësisht nuk dihej se në çfarë apartamenti ndodhej. Pas disa trokitjeve në orën e para të mëngjesit, ata ia dolën t’i hedhin prangat Avdylit.

Kapja e tij ishte një sukses spektolar i policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, pasi për vite me rradhë Aldo Avdyli, nuk kishte asnjë imazh në policinë kriminale, asnjë gjurmë ADN-je dhe asnjë shoqërim në ambientet e policisë.

Aktualisht Aldo Avdyli, është i arrestuar për llogari të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila ka vendosur dy masa sigurimi ndaj tij.

Masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

Ndërsa masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit nga Shijaku, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.