Cm*nduri! Me kokën e “qethur”, cfare fshihet pas “transformimit” te vajzes me pushkë te mozaiku në Tiranë?

TIRANË- Instalacioni artistik “Dielli i Ditës Tjetër” krijuar nga artistja Blerta Kambo, ka ngjallur valë reagimesh në rrjet. Në zemër të Tiranës, në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, Blerta Kambo ka sjellë ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”, ku në qendër qëndron gruaja me xhubletë, brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart, fitimtare, si metaforë e Shqipërisë që ecën përpara.

Por, pamja e vajzës me pushkë, një nga figurat më të njohura të veprës, shfaqet me pamje të ndryshuar. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, në pamjen e re, ajo me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë. Një ndryshim që ka ndezur reagime të ashpra dhe keinterpretime në rrjet, me disa, të cilët e kanë interpretuar me konotacione të reja simbolike, deri në referenca ndaj estetikave të komunitetit LGBTQ.

"Dielli i Ditës Tjetër" nxit reagime...Me kokën e

pamja origjinale dhe ajo e ndryshuar

Reagime të shumta kanë shpërthyer nga qytetarët, të cilët kundërshtojnë ndryshimin që ka pësuar Muzeu Historik Kombëtar. Gazetari Arsen Rusta ka shprehur kundërshtinë e tij, ku me nota ironie dhe kritika të ashpra, shigjeton drejtpërdrejt Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporti, Blendi Gonxhja.

“MOZAIKUN E KAP KANCERI I GJIRIT
ëTF
FONDE OJF PROVOKIME E BLA BLA
Të qethësh qeros një grua e ta shesës si ART ndërgjegjësues
Bravo PO PSE U DESH: Mbi 2 vite a 3 restaurime mitik fshehur nën petkun e BE-së e bla bla
“Për të qethur qeros një Grua në Mozaik”
Po ça është Mozaiku more që e kapka Kanceri i GJIRIT atëher me kauzat që medemek e krahason z.Gonxhe
i heqim Skëndërbeut, Helmetën Shpatën edhe Kalin po të doni dhe …….
Tani na tregoni sa kushtoi e qeshura se ndoshta edhe duhet depiluar MOZAIKU
o z.Gonxhe por është tetori muaji i depistimi jo nëntori siç po na shisni Mozaikun pa flokë”, shkruan gazetari.

Ndërkohë që më herët, vetë ministri Gonxhja kishte publlikuar pamjet e ndërhyrjes artistike, me të cilat sipas tij, Muzeu Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri.

“Fasada e Muzeut Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri përmes ndërhyrjes artistike “Dielli i Ditës Tjetër” të artistes Blerta Kambo, e cila lidh trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese. Mozaiku monumental “Shqipëria” bëhet hapësira ku historia dhe arti bashkëkohor ndërthuren, ndërsa figura ikonike e gruas me xhubletë rikontekstualizohet me një gjest të fuqishëm simbolik në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit. E realizuar me të njëjtën mjeshtëri mozaiku dhe e vendosur përkohësisht pa prekur strukturën origjinale, vepra shërben si një thirrje e qartë për ndërgjegjësim dhe humanizëm, një dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me këtë sëmundje.”, shkruan ministri Gonxhja.

“Dielli i Ditës Tjetër” është realizuar nga artistja në kuadër të fushatës së 17-të të YëCA, organizata nismëtare e luftës kundër kancerit të gjirit në Shqipëri. Pamje e re e gruas heroike, pa flokë dhe me shenjë gjoks, vjen si një dedikim për gratë që diagnostikohen me kancerin e gjirit.

Në kuadër të diskutimeve që kanë shpërthyer, artisja ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale, ku sqaron publikun. Blerta Kambo sqaron se “Instalacioni nuk prek dhe dëmton mozaikun artistik. Ai është vendosur mbi mozaik, në një distancë rreth 10 cm nga sipërfaqja, si një shtresë e përkohshme simbolike pa asnjë ndërhyrje fizike në monument. Instalacioni është i përkohshëm dhe do të qëndrojë vetëm për 12 ditë, në nder të 1 në 12 grave të diagnostikuara me kancer gjiri. Vepra nuk ka lidhje me agjenda politike, ideologjke apo sociale. Vepra i dedikohet grave shqiptare që përballen me kancerin e gjirit, Ky instalacion është një homazh për forcën, dhimbjen dhe shpresën e tyre.”

Ndërhyrja artistike, e cila vlen të theksohet se është e përkohshme, do të qëndrojë për 12 ditë në zemër të Tiranës./ZËRI