Kapelën e FBI-së dhe Flamurin Amerikan, Babloku i sheh vetëm në ëndrra sot…
Edi Ramës, të vetmit hajdut ende të pafajshëm, aksidentalisht ja ka zënë kokën me derë Amerika. Pra, Mafia politike, edhe kjo që punon tek Gjergj Luca i peshkut apo ajo që jeton tek burri i Olta Xhaçkës së resorteve, të bëhet gati për llogaridhënie e të mos presë që Babloku të jetë as Putin, as Erdogan, por thjeshtë një kufomë që vetëm Saliu mund ta mbulojë me jorgan, nëse Xi Jinping e fiton betejën me Donald Trump.
Hajdutët e mëdhenj të fshatit tonë, fatin e kanë të lidhur me ngjarjet e mëdha.
Në këtë Botë ku çdo gjë është e përkohshme, Edi Rama dhe Sali Berisha, po shtyjnë kohën për ta shtypur vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit. Asgjë më shumë nuk po bëjnë.
Nën kapelën me Nr.5, Babloku ka të qepurat nga dëmtimet e dokumentuara në shkresat jo dhe aq sekrete.
Në telefonin e sekretar Ëngjëllit (Agaçit), mbase janë regjistruar edhe sekuencat kur DEA amerikane ndjek drogën e vëlla Olsit dhe Babloku nxjerr kokën të shikojë dosjet në SPAK, diku në një cep, nën strehën politike të Aleks Sorosit, e fap aty, FBI ja zë me derë.
Po po, shpirti kalorësiak i krimeve të Sorosit, është zënë rob si bishti i dhelprës në kotec të pulave, teksa kalonte portën e Byrosë Federale të Hetimit për të dorëzuar kapelen e FBI-së që ja kishte dhënë vetë shefi i madh, Charles McGonigal për fushatat elektorale.
Elektroda nuk ia saldon dialogjet me Amerikën despotit tonë me disk të thyer.
Kapelën e FBI-së dhe Flamurin Amerikan, Babloku i sheh vetëm në ëndrra sot.
Sfera e sfidave, ka brënda vetëm ca këngë tallava që vrasin edhe veshët e mbuluar me lesh të atyre që ende strukin kokat nën strehën politike të Aleksit (Sorosit).
Simbioza mes krimit dhe pushtetit, në kohën që FBI-ja, ja ka zënë Edi Ramës kokën me derë, është i vetmi ushqim që mban shpirtin e Mafias gjallë, deri më 11 maj, ditën që lajmi të jetë edhe më i bukur; na morën të keqen këta që punuan vetëm keq prej 34 vitesh./Pamfleti