Arjan Curri ka ardhur së fundmi përballë Grida Dumës, jo si analist i një prej paneleve në emisionin “Top Story”, por si një personazh i cili ka shumë për të treguar.
Curri është ndalur në shumë etapa të jetës së tij, nga familja, shkolla dhe rruga që ka zgjedhur për të jetuar në liri.
Teksa na tregoi se di të tërhiqet atëhere kur kupton që ajo çfarë është duke bërë nuk është për të, Duma e pyeti lidhur me ndërtimin e një familje, të qenurit baba.
Sipas analistit pesha e t’u bërit baba është tepër e madhe dhe se nëse nuk do të vinte nga një dashuri e konsoliduar, gjë e cila nuk është në rastin e tij, atëhere do të bëhej me një marrëveshje.
Ai tregoi se është në bisedime me një kolegen e tij për të bërë një fëmijë dhe më pas për t’u kujdesur për të në distancë.
“Po jam duke folur me një kolegen time tani, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për të dhe fëmijën tim me të në një lloj distance”, tha Curri, ndërkohë që nuk dihet nëse kjo deklaratë e analistit ka qenë e vërtetë, apo një prej “shakave” të tij që shpesh herë shumë pak i kuptojnë, duke marrë parasysh dhe karakterin e tij të ndërthurur me sarkazëm dhe ironi.
Biseda:
Curri: Kam një gjë unë o Grida që arrij një gjë dhe them ‘kjo është? Ç’është kjo, nuk është për mua’. E lëmë. Prandaj them unë rruaj të tjerët nga vetja. Sepse unë mund të bëj martesë mund të bëj edhe fëmijë dhe të them pastaj ‘kjo është?’. Kjo nuk është për mua.
Duma: Kjo do të thotë që s’duhet ta provosh fare që të bësh fëmijë?
Curri: Te fëmija nuk duhet të bësh shaka, nëse te këto të tjerat ka një lloj falje.
Duma: Pra ti je në gjendje të thuash më mirë nuk bëhet baba fare, sesa…
Curri: Po, ose do të bëhesha me marrëveshje.
Duma: Të tipit?
Curri: Po jam duke folur me një kolegen time tani, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për të dhe fëmijën tim me të në një lloj distance.
Duma: Si e zgjodhe atë kolegen?
Curri: Më zgjodhi ajo mua. Është femër, grua që nuk më bezdis, respekton karakterin tim për një hapësirë.




