Iu kërkua ekstradimi! Reagon bujshëm Arben Ahmetaj: As ka shanse, ja cfare do u zbuloj se shpejti

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka reaguar menjëherë nga Zvicra për lajmet e raportuara këtë të hënë në media, se Ministria e Drejtësisë ka nisur një kërkesë të re ekstradimi për të, si dhe po heton një transfertë 3 milionë euro në Austri.

Zyrtari i lartë socialist që u arratis nga Shqipëria sapo mori vesh që do ta arrestonin, dy vite më parë, thotë se kërkesa për ekstradim është bërë me urgjencë më 18 Gusht të vitit 2023, kur ai u largua nga vendi dhe e gjitha është një tymnajë.

Gjithashtu, ai ka komentuar dhe atë që ka rrjedhur nga gjyqi, se prokurori i dosjes së tij po heton një transfertë të dyshimtë 3 milionë euro nga Shqipëria në Austri, e cila pretendohet se lidhet me Arben Ahmetaj.

“Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia”, shkruan ish-zëvendëskryeministri.

Arben Ahmetaj e quan të gjithën një tymnajë dhe lajm të rremë, ndaj sqaron si më poshtë:

1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…

2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.

3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….