Nuk mban ujë pilafi! Pas p*rplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up”! Pse u munduan ta fshehin

Televizioni Top Channel ka larguar nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Ky vendimi i drejtuesve të televizionit ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme mes moderatoreve.

VoxNews ka mësuar se raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara, aq sa situata degradoi deri në përplasje fizike.

Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët.

Gjatë transmetimit të fundit, ftohtësia mes vajzave ishte e dukshme, ndërsa Blendi përpiqej të mbante balancën mes tyre.

Treshja e mëngjesit në Top Channel, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj ishin zërat me të cilët nisnin ditën të gjithë të apasionuarit pas radios apo te tjerë që nuk kanë kohën e mjaftueshme për tu ulur përpara ekranit.

©Copyright Vox News

Nga ana tjeter ky ishte lajmi i mengjesit: Ku Blendi Salaj e mohoi sherrin

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se dy moderatoret e mëngjesit Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi kanë pasur një debat të fortë mes tyre, i cili ka degraduar deri në përplasje fizike.

Deri në këto momente asnjë prej moderatoreve e përfshira nuk ka reaguar, por një reagim ka ardhur nga kolegu i tyre në emision, Blendi Salaj.

Si fillim Blendi ka publikuar një story në profilin e tij në instagram ku postonte lajmin, të cilit ai i vinte vulën “FAKE NEWS” (Lajm i rremë).

Edhe mëngjesin e sotëm, Blendi së bashku me vajzat pohuan se “ngjarja nuk ka ndodhur kurrë”

Më pas ishte Blendi ai që ironizoi lajmin duke u thënë vajzave në një moment gjatë emisionit se do të shkëputeshin për “një përplasje fizike”.