Presioni në rritje ndaj Shqipërisë nga partnerët ndërkombëtarë nuk lidhet me statistikat apo korrupsionin e vogël lokal, por me kalimin e një “vije të kuqe” të patolerueshme: përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogave të rënda.
Ky është thelbi i një analize të re, sipas së cilës fuqitë perëndimore si SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e shohin këtë fenomen si një kërcënim direkt për sigurinë dhe ekonominë e tyre.
Analisti Lorenc Vangjeli, në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV, tha: “Në qoftë se këto mëkatet e vogla lokale, me tendera të falsifikuara, me para të kaluara nga një dorë në tjetrën, për faktorin e huaj, do të themi, kryesisht atë amerikan, por dhe evropian, edhe mund të kalojnë, e trafiku i drogës dhe kryesisht i drogave të rënda, i kokainës, për ta është një vijë e kuqe, sepse krejt ndryshe nga sa gjykohet me naivitet në shikim të parë, krejt ndryshe nga një filozofi e cila pëshpëritet në Tiranë, mendohet si herezi, po ndodh në realitet.
Paratë e trafikut të drogës, për një amerikan, quhen para të shtetit amerikan kur ato dalin nga kufijtë e Shteteve të Bashkuara. Për një banor, ose për një shtetas të kurorës, të perandorisë së madhe britanike të dikurshme, paundi që del nga Britania e Madhe, në çfarëdo lloj arsyeje, nga çfarëdo lloj burimi, i pastër apo i pistë qoftë, ai prapë quhet pronë e kurorës. E po kështu edhe për Bashkimin Evropian në tërësi. T’ju jap dy-tre sinjale. Unë po të them, po ndjek logjikën fundore që thatë. Këto që po ndodhin, pra që po e shikojnë, është për shkak të presionit e njërën-tjetrën. Unë po them, presioni nuk vjen për këtë arsye, as për të bërë statistika, as për të treguar që këtu funksionon shteti i të drejtës.
Mua më duket se është mbushur një gotë, e cila po derdhet. E në një nga urdhrat e parë ekzekutiv që Presidenti Trump ka firmosur në janar, në fillim të vitit, ka qenë konsiderimi i karteleve të drogës si organizata terroriste.
Ne patëm një sanksionim të një familjeje shqiptare shumë të njohur në Shqipëri, si të tillë. Në Shtetet e Bashkuara, në Kanada, aktivitet në Meksikë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme si një ide.
Para një muaji ishin dy ministre belge në Tiranë. Njëra e Drejtësisë, tjetra me një ministri me një emër të ngatërruar, nuk e di.
Pikërisht pra, pikërisht kjo është. Shikoni edhe një spirale të vazhdueshme që duket e çuditshme të mediave nga më seriozet në botë që shkruajnë për Shqipërinë”.
© SYRI.net




