Tr*nditese! Vr*tet ne SHBA kusheriri i Elvis Shkambit! Njerezit flasin se ishte h*kmarrje per gjyqtarin, por ja e verteta

Një detaj i ri ka dalë në dritë lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në shtetin e Michiganit, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Siç rezulton nga të dhënat publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.

Francesk Shkambi ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë.

Mediat amerikane raportuan se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30 me orën lokale, të dielën, në verandën e restorantit Prime 7 në Commerce Township, ku Francesk Shkambi ishte menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, ndërroi jetë më pas në spital.

Rreth 20 minuta pas ngjarjes, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u paraqit vetë në polici dhe u arrestua pa rezistencë. Hetuesit sekuestruan një pistoletë 9 mm që dyshohet të jetë arma e krimit, e raportuar më herët si e vjedhur.

Autoritetet amerikane thanë se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin dhe mes tyre kishte një konflikt të vazhdueshëm, por rrethanat e plota nuk janë bërë ende publike.

Stafi dhe familjarët e 44-vjeçarit e përshkruan atë si një njeri të qetë, punëtor dhe të dashur, ndërsa lajmi i vrasjes së tij ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin ku jetonte. Restoranti ku ai punonte njoftoi mbylljen e aktivitetit për shkak të tragjedisë.

Eshte shume e rendesishme te thuhet qe kjo ngjarje e rende nuk ka lidhje me hakmarrjen ndaj vrasjes se gjyqtarit nga Shkambi, pasi viktima ishte ne konflikt prej kohesh me shtetasin e huaj, dhe pa lidhje direkte me ngjarjet ne Shqiperi. Shume komentues e kane lidhur ngjarjen fatkeqe me historine e Artan Kalase, por pervec se ishte personi qe hapi Go found per te, asnje tregues nuk ka qe kjo ishte nje hakmarrje.

Zbardhen të reja rreth vrasjes së 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në SHBA, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në Commerce Township, Michigan. Sipas të dhënave publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, të akuzuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë. Ai gjithashtu pak javë më parë kishte hapur një fushatë GoFundMe për mbledhjen e fondeve në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit.

Mësohet se Francesk Shkambi ishte ndër personat që përfituan nga faljet dhe uljet e dënimeve të firmosura nga Presidenti amerikan Joe Biden pak para lënies së mandatit. Mediat amerikane raportuan se Biden nënshkroi falje ose ulje dënimesh për rreth 1500 persona, mes tyre edhe individë të dënuar për vepra lidhur me narkotikët, në kuadër të një programi për rishikimin e dënimeve të ashpra.

Dokumentet publike tregojnë se Shkambi ishte dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg, i akuzuar për drejtimin e një grupi që kontrabandonte lëndë narkotike drejt SHBA-ve. Përfshirja e tij në listën e faljes asokohe u shoqërua me debat në disa media amerikane, raporton JOQ Albania.

Vrasja mbrëmjen e së dielës

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës, sipas orës lokale të Michiganit, në verandën e restorantit Prime 7, ku 44-vjeçari punonte si menaxher dhe bashkëpronar.

Sipas autoriteteve amerikane, viktima u gjet i plagosur rëndë në verandën e lokalit dhe u transportua menjëherë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u paraqit vetë në polici dhe u arrestua pa rezistencë, ndërsa hetuesit sekuestruan edhe një pistoletë 9 mm, e cila rezultonte e vjedhur më herët.

Zyrtarët thanë se viktima dhe autori njiheshin prej kohësh dhe mes tyre kishte pasur një konflikt të mëparshëm, megjithatë motivi i saktë mbetet ende i paqartë.