Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur të njëjtin të dashur? Kush është ‘hamshori’ i njohur (Foto)

Dy nga banoret më të reja dhe më të përfolura të “Big Brother VIP Kosova 4”, Bia Khalifa dhe Alba Pollozhani, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, por jo për dinamikat brenda shtëpisë, por për një prapaskenë intriguese nga jashtë.

Alba Pollozhani njihet nga publiku për pjesëmarrjen e saj në “Ferma VIP 2”, ku u bë protagoniste për romancën e saj me konkurrentin Lim Hoti. Lidhja e tyre u diskutua gjatë në media, por përfundoi pak kohë pas mbylljes së atij formati.

Mirëpo, rrjeti ka “zier” orët e fundit pas qarkullimit të një fotoje ku shfaqet banorja tjetër, Bia Khalifa, pikërisht në krah të Lim Hotit. Kjo foto ka ngritur dyshime të forta dhe spekulime se dy vajzat mund të kenë pasur të njëjtin partner ose njohje të afërt me të njëjtin person në të kaluarën.

Edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për natyrën e marrëdhënies mes Bia dhe Limit, këto thashetheme kanë krijuar pritshmëri të larta te fansat.

Mbetet për t’u parë nëse kjo “koinçidencë” nga jashtë do të sjellë tensione apo diskutime mes dy vajzave gjatë bashkëjetesës së tyre në shtëpinë e “BBVK 4”.