Reagon bujshem Sara Hoxha pas largimit të Enxhit & Neadës nga “Wake Up”

Ndryshimet drastike dhe të papritura në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel kanë qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit, por tashmë vjen edhe reagimi i parë nga vetë producentja, Sara Hoxha.

Pas largimit të komentuar të Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt, mëngjesin e sotëm programi ka nisur me një format të ri. Në krah të moderatorit Blendi Salaj është shfaqur Heidi Baci, duke marrë zyrtarisht rolin e moderatores.

Lidhur me këto zhvillime, Sara Hoxha ka bërë një postim domethënës në profilin e saj në Instagram. Ajo ka publikuar në “Story” një moment nga transmetimi i sotëm, duke bërë “tag” Heidin dhe Blendin, dhe e ka shoqëruar postimin me disa emoji yjesh.

Ky gjest i producentes është interpretuar si konfirmimi zyrtar që i vë vulën lëvizjeve në televizion, duke treguar se tashmë yjet e rinj të mëngjesit në Top Media do të jenë pikërisht dyshja Salaj-Baci.