Pse Ndrea Prendi doli me sy të nx*rë një ditë pas 21 janarit? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur pasi doli nga SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për më shumë se dy orë nga SPAK për dosjen e 21 janarit.

Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.

“Më mirë së kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij”, tha Berisha.

Pyetje: Ndrea Prendi një ditë pas protestës doli me sy të nxirrë.

Sali Berisha: Më mirë së kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij

Pyetje: Kush e dha urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj, se ka dhënë njeri, të garantoj…

Pyetje: Ka një audio, keni një koment.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë.