E fundit! Bred Pitt diagnostikohet me sem*ndje, ja cfare po ndodh me aktorin

Aktori i njohur Brad Pitt ka rrëfyer së fundmi se vuan nga një çrregullim neurologjik i quajtur prosopagnosia, ose “verbëri ndaj fytyrave”, që e bën të pamundur për të të njohë fytyrat e njerëzve edhe të atyre që i ka takuar më parë.

Pitt, tashmë 61 vjeç dhe fitues i çmimit Oscar, ka treguar se kjo gjendje i ka shkaktuar ndjesi izolimi dhe keqkuptimi, pasi shumë njerëz mendojnë se ai është arrogant ose nuk u kushton rëndësi.

“Shumë më urrejnë sepse mendojnë që po i injoroj. Por e kam të pamundur të mbaj mend fytyrat,” ka thënë ai për Esquire.

“E kam urryer emrin tim!”/Sot një nga këngëtaret më të famshme në botë, zbulon arysen pse…
Prosopagnosia është një çrregullim i rrallë që nuk lidhet me shikimin, por me mënyrën se si truri përpunon informacionin vizual. Sipas Klinikës Cleveland, kjo gjendje mund të jetë rezultat i një dëmtimi në tru ose mund të jetë zhvillimore, një formë që shfaqet që në fëmijëri. Statistikat tregojnë se prek rreth 2–2.5% të njerëzve, ose rreth një në çdo 50 persona.

Pitt dyshon se vuan nga forma zhvillimore e saj, megjithëse nuk ka marrë ende një diagnozë zyrtare. Ai ka provuar të jetë më i hapur duke u kërkuar njerëzve të kujtojnë ku janë takuar, por kjo shpesh ka rezultuar në reagime edhe më negative.

“Doja të isha i sinqertë dhe t’u thosha: ‘Më fal, ku jemi takuar?’ por njerëzit fyheshin më shumë. Më shihnin si mendjemadh apo i ftohtë,” ka rrëfyer aktori.

Eminem njihet në mbarë botën, por a e dini pse artisti ka zgjedhur këtë emër në muzikë?!
Ai thekson se nuk ka asnjë qëllim të lërë përshtypje të gabuar, por dëshiron të kuptohet më mirë nga të tjerët për këtë vështirësi reale që e shoqëron prej vitesh.