Rama zihet ngusht nga SPAK! Ja cfare do detyrohet të bëjë për Ballukun! Avokati zbulon detajet

 Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë televizive, u pyet për masat e dhëna nga GJKKO ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim daljeje jashtë vendit. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu nëse kryeministri Edi Rama detyrohet nga vendimi i Gjykatës së Posaçme për ta shkarkuar apo jo Ballukun, ai u përgjigj:

“Ligjërisht e pezullon atë nga detyra, më pas është kryeministri që zgjedh nëse zëvendës kryeministrja do të jetë e pezulluar apo jo. Ligjërisht nuk e detyron atë që ta shkarkojë atë. Kemi me një vendim pezullimi dhe ky vendim për aq kohë sa është në fuqi, zëvendës kryeministrja nuk e ushtron dot detyrën për sa kohë është në fuqi. Moralisht mund të shkarkohet por ligjërisht nuk është i detyrueshëm për kryeministrin për ta shkarkuar atë. “, tha avokati.

Masat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut, Reagon Gazment Bardhi.

Reagimi i plotë:

Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan.

Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.

Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.

Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite.