E bujshme! Debat i forte ne Kuvend! Ulsi Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit: Kuptoje kush të

Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohej miratimi i buxhetit për vitin 2026, është regjistruar një debat i fortë mes deputetëve socialistë. Tensionet u ndezën pas diskutimit mbi një kërkesë të bashkëkryetarit të komisionit, Oerd Bylykbashi, që të ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të projektligjit për komisionet hetimore.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, propozoi një ndërprerje prej 20 minutash në mënyrë që Bylykbashi të mbërrinte dhe të mbante qëndrimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Por propozimi nuk u mirëprit nga deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, e cila reagoi menjëherë duke pyetur pse duhej pritur përfaqësuesi i opozitës.

Debati që shkaktoi tension

Replika e shkurtër e Çaushit solli një reagim të ashpër të Manjës, i cili e cilësoi të papranueshme mënyrën e kundërshtimit të saj dhe theksoi se brenda grupit parlamentar ekziston hierarki që duhet respektuar.

Debati i plotë:
Manja: “Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.”

Zegjine Çaushi: “Pse duhet pritur?”

Manja (i irrituar): “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.”