Kryeministri Edi Rama u pyet sot, 21 nëntor, sa i takon vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të numrit dy të kabinetit, Belinda Balluku.
-A do ta shkarkoni Belinda Ballukun?
Edi Rama: Dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe padiskutim që sot edhe fakti se mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje, lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë, ku e ka futur kjo forcë qeverisëse.
Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm por një shkëputje historike nga e kaluara, e realizuar vetëm në vitet e fundit. Kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime pozitive, duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare e pandëshkueshmërisë, pork a sbhfaqur dobësitë e natyrshme të një pousheti fëminor dhe reflkekte të vjetgra anti-demokratike.
Së dyti, dua të theksoj se përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne, këto reflekse të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pisët.
Dhë këtu vij tek e treta, te pezullimi në këtë rast i zv.kryeministrit, është një tjetër shfaqje e dobësive që përmenda, të një pushteti krejt të ri. Ky është një rast unikal, në historinë e Europës dhe po ashtu në historinë e trupave speciale të drejtësisë q ëjanë krijuar në vendet ish-komuniste, nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror e gjykatës të mblidhen kokë më kokë e të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.
Por, nëse ata kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i drejtpërdrejtë te ekzekutivi, duke marrë kompetencat e Kryeminsitrit, Presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë si parakusht, edhe në këtë rast ekstrem! E thënë drejtpërdrejt, ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe nuk do angazhohemi me ndonjë betejë, do vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta respektojmë vendimin dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.
Lajmi në përditësim…




