Episodi i fundit i emisionit të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, është kthyer në qendër të kritikave të ashpra nga publiku, duke u akuzuar për mungesë etike dhe bullizëm televiziv.
Në panelin e të ftuarve ishin Arjan Konomi, Inida Gjata (Zhaku) dhe Zhaklin Lekatari. Gjatë një rubrike ku shfaqeshin foto të personazheve publike për t’u komentuar, situata degradoi në ofendime personale ndaj personave që nuk ishin të pranishëm në studio, konkretisht ndaj aktores Egla Ceno.
Kur në ekran u shfaq fotoja e Eglës, komentet e të ftuarve ishin të rënda. Zhaklin Lekatari u shpreh: “Homofobe,” ndërsa Inida Gjata (Zhaku) nuk u përmbajt duke thënë: “kjo është idiote komplet.”
Nga ana tjetër, Arjan Konomi e injoroi duke thënë: “nuk e njoh.” E gjithë kjo situatë u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, përfshirë edhe Arbanën.
Ky moment ka shkaktuar zemërim te ndjekësit në rrjetet sociale. Komentuesit e kanë cilësuar sjelljen si “aspak profesionale”, duke kritikuar Arbanën që lejoi dhe qeshi me fyerjet ndaj personave të tretë, në vend që të ruante etikën e emisionit.






Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë si një formë bullizmi dhe një fiksim të moderatores me personazhet e Top Channel.





