Lajm i fundit! D*nohet ashper Eni Cobani, ja m*shtrimi qe i ka bere nje gruaje

Ndërmjetësuesja më e famshme në Shqipëri, Eni Çobani, e cila shfaqet çdo të Dielë në një program televiziv ku zhvillon seanca pajtimi me qytetarë të ndryshëm, rezulton të jetë penalizuar me një masë disiplinore nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësuesve të Shqipërisë.

Në 31 Mars 2025, ndërmjetësuesja Eni Çobani, ka marë një masë disiplinore “Vërejtje me shkrim”, pasi një notere në Fier e quajtur Flora Zoto, ishte ankuar kundër saj.
Kjo masë disiplinore mësohet se do kundërshtohet nga Çobani në Gjykatën Administrative.

Vendimi për vendosjen e masës disiplinore është marë nga Bordi, i përbërë nga Kryerja e Bordit Alketa Elezi dhe tre anëtarët Artur Bibaj, Flora Dedgjonaj dhe Aida Kume.
“…Bordi Disiplinor, pasi diskutoi gjetjet sipas raportit përfundimtar të Anëtarit Hetues Shaban Nexhi mbi ankesën e Znj. Flora Zoto, së bashku me propozimin e masës disiplinore për ndërmjetësen, Eni Çobani, vendosi marjen e masës disiplinore “Vërejtje me shkrim”…”-thuhet në vendimin e datës 31 Mars 2025.

Pas këtij vendimi Eni Çobani me sa duket do shihet në Gjyq me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve të Shqipërisë.

Shtetas të ndryshëm e kanë akuzuar zonjën Çobani për kërcënime, shpifje dhe mashtrime, por ajo nuk është gjetur fajtore.