Gazetari, Artan Hoxha, në një intervistë në një emision televiziv, theksoi se kryeministri Edi Rama ka më shumë informacione se Sali Berisha në lidhje me kronologjinë e demonstratës së 21 janarit.
“Me dëshminë që kam bërë vetë unë kam sqaruar pse duhet të thirre presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës. Ky i fundit ka pasur informacione përgjatë protestë dhe mbas protestë sepse ka mbledhur informacion për shkak se ju faturua atij protesta.
Dhe më tej disa nga pjesëtarët kryesore u bënë pjesë e maxhorancës që është sot. Dhe kryeministri u mori ata mbasi u mori informacionin, Sepse ai ka informaci0on mbi zhvillimet se çfarë ndodhi atë ditë.
Mendoj se SPAK-u për herë të parë ka mundësi reale për ta thirrur SPAK-u qoftë si dëshmitar. Strasburgu ka vënë kollona se si do të bëhet hetimi. Hetimi do të jetë gjithëpërfshirës. Edhe pse ngjarja kryesore e hetimit janë vrasjet.”, tha Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e kryetari i PD Sali Berisha, i cili në momentin që doli nga Prokuroria e Posaçme ku u thirr për “21 janarin” hodhi dyshime mbi autenticitetin e kasetës që është në posedim të Hoxhës.
I ftuar në një studio televizive, gazetari tha se kaseta është e regjistruar me diktofon, dhe origjinalit nuk ka çfarë t’i bëjë as inteligjenca artificiale.
“Berisha ishte thirrur si person në dijeni. Ndryshe nga herët e tjera, Berisha ndryshoi qëndrimin për “21 Janarin”. Tani tha ajo kaseta e audion regjistrimit është e manipuluar. E vërteta është se ajo kasetë është kasetë diktofoni, që nuk ka asgjë çfarë t’i bëjë as AI. Nëse BKH ose prokurori do të më thërrasin do ta dorëzoj origjinalin”, tha ai.




