Mentorja e saj Balluku ne ‘ditë të zeza’! Shp*rthen Zegjine Caushi, por i ndodh ajo qe nuk priste

Gjykata e Posaçme pezullon Belinda Ballukun – dhe ndërkohë, në krahun tjetër të PS-së shpërthen një “vullkan i papritur”: Zegjine Çaushi, produkti politik i Ballukut, nxiti një debat aq absurd, saqë duket sikur fati i mentores së saj i ka shkundur mendtë e gjithë grupit parlamentar.

Por drama mori kthesë qesharake, kur Zegjineja tentoi t’i kërkojë llogari madje edhe Ulsi Manjës, një prej figurave të rëndësishme brenda PS-së – dhe në vend të triumfit, mori një shuplakë politike që nuk e priste.

Skena që ndezi komisionin: tension, humor i zi dhe hierarki që dhëmb

Në Komisionin e Ligjeve, ku duhej diskutuar qetësisht buxheti i vitit 2026, deputetët socialistë zgjodhën të japin shfaqje. Tensionet u ndezën pas kërkesës së bashkëkryetarit të komisionit, Oerd Bylykbashit, që të ishte i pranishëm në shqyrtimin e projektligjit për komisionet hetimore.

Lexo gjithashtu:  VIDEO e pazakontë! “Çfarë k***”, Rama shpërthen në ulërima në telefon – Ja pamjet

Ulsi Manja, me tonin e tij klasik prej komandanti, sugjeroi 20 minuta ndërprerje, për të pritur opozitën që të thoshte të vetën.

Deri këtu gjithçka normale.
Deri sa u dëgjua zëri i Zegjines.

E cila, dukshëm e trazuar nga drama Balluku, lëshoi pyetjen që ndezi gjithë sallën:

“Pse duhet pritur?”

Pyetje naive?
Pyetje e sinqertë?
Apo… shpërthim solidariteti ndaj mentores së pezulluar?

Nuk e dimë. Por Manja e mori si herë-rrare – personalisht.

 Manja i kthehet Zegjines: “Zegjine, grupi ka hierarki! Mësohu!”

Përballë kësaj ndërhyrjeje, Ulsi Manja shpërtheu ashpër, në një reagim që tregonte qartë se dikush nuk i kishte kaluar mirë kafen e mëngjesit:

“Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki.
Mësohu me këtë lloj hierarkie!”

Dhe ndaloi aty.
E gjithë ironia është se pikërisht këtë “hierarki” e kishte modeluar dikur vetë Belinda Balluku – mentorja e Zegjines, e cila ndërkohë po përballet me masa sigurie nga SPAK.