Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e shefit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka dhe dy zyrtarëve të tjerë policorë. Bëhet me dije se ka qenë një aksident që sjellë firmosjen e urdhërarresteve ndaj tyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, bashkëshorti i një gruaje të përfshirë në aksident, identiteti i të cilëve nuk dihet, ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.
Ai ishte në përgjim nga SPAK për një çështje tjetër. Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur në favor të gruas çështjen. Pas këtyre përgjimeve, SPAK ka lëshuar urdhër arrest ndaj Zekës, i cili ka pretenduar se është i pafajshëm. Ai ka tentuar të arratiset, por gjatë teksa ka dashur të largohet, është rrëzuar dhe agjetët policorë kanë bërë arrestimin e tij në flagrancë.
Urdhërarreste nga SPAK janë firmosur edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku e për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Sipas informacioneve, ky i fundit është prangosur një ditë më parë. Tre tre zyrtarët policore dyshohen nga SPAK për korrupsion, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga organi i drejtësisë.