Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Drita Avdyli, kryetare e dhomës së ndërmjetësimit në Shqipëri.
Si mund të zgjidhet një çështje me ndërmjetësim, marrim rastin e ndodhur mes Jozit dhe Gjestit?
Kjo vepër penale mund të vazhdojë edhe pas daljes së Gjestit nga “Big Brother”. Ndërsa në ndërmjetësim, rregullohen marrëdhëniet midis njerëzve. Pra, ne negociojmë për çështje. Palët shprehen lirshëm, jemi të paanshëm dhe vetë palët pastaj negociojnë për shumën që duhet paguar.
Dhe kur palët pranojnë, atëherë bëhet një akt marrëveshje, shkruhet dhe firmoset nga palët. Dhe ky është titull ekzekutiv dhe është i barazvlefshëm me vendimin e Gjykatës së Apelit. Pra kemi kursyer gjyqtarët në gjykatën e shkallës së parë, kohën… Jo vetëm që palët kanë një zgjidhje nëpërmjet ndërmjetësimit, por rregullojmë dhe marrëdhëniet midis njerëzve. Ata të dy nesër i japin dorën njëri-tjetrit kur bëjnë këtë aktmarrëveshje. Kjo është për çështjet penale.