“Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje”, Çiljeta Xhilaga përlot rrjetin per Alban Hoxhën: Na ka parë Zoti teksa qajmë, por

Për portierin dhe kapitenin e Partizanit Alban Hoxha, dita e sotme është e veçantë, ai feston ditëlindjen, ndërsa mbush 38 vjeç.

Partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga ka bërë një postim emocional në “Instgaram”, teksa ka ndarë shumëçka me ndjekësit, sikurse duke ia atribuar meritat Alban Hoxhës për “rrugëtimin” e tyre plotë sprova:

Postimi i plotë i Çiljeta Xhilagës në “Instagram”:

Lajmi në përditësim…Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë…nga një ditë e thjeshtë…por një nga ditët tona më të lumtura. Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë…vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë.

Ne nuk kemi qenë kurrë një histori e thjeshtë…Jemi dashuri që digjet, që gërshetohet me flakë e zjarr, me grindje, me mall që të pret te dera, me fjalë që ndonjëherë lëndojnë e me përqafime që shërojnë gjithçka.

Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë. Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi.

Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish. Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë – vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë.

Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje. Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde , për karakterin tënd të hekurt.

Faleminderit  që më zgjedh çdo ditë. Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme. Që ëndrrat e tua të marrin fluturim. Që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund.

Që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë. Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne”.